Policia e Fierit ka zbardhur 5 raste të vjedhjes së automjeteve në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e Natës” duke vënë në pranga një 51-vjeçar dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.
Në pranga ka rënë 51-vjeçari Gj. C., banues në Mamurras, Kurbin. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur K. M., 28 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, dhe E. D., 34 vjeç, banues në Lurth, Mirditë.
Nga hetimet dyshohet se tre personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 13 nëntor 2026 kanë vjedhur dy automjete në fshatin Hekal të Mallakastrës.
Gjithashtu, policia ka dokumentuar edhe tre vjedhje të tjera automjetesh, të cilat dyshohet se janë kryer nga të njëjtët persona:
Më 8 janar 2026, në fshatin Feras, Divjakë.
Më 13 shtator 2026, në fshatin Çermë Proshkë, Divjakë.
Më 18 tetor 2026, në fshatin Dushk, Lushnjë.
Sipas policisë, automjetet dyshohet se vidhnin me qëllim përdorimin e tyre për veprimtari kriminale.
Ndërkohë, policia po vijon kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim.
/rtsh.al/