Saturday, 14. November 2026
Sport

Plagosi rëndë 38-vjeçarin në bashkëpunim me të vëllanë, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë

GS 14/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Mirditë, pasi akuzohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij ka plagosur rëndë me mjete të forta një 38-vjeçar në Rrëshen.

23-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 27 tetor 2026, në Rrëshen, ku i riu, së bashku me vëllanë e tij 31-vjeçar, me inicialet J. Gj., dyshohet se kanë goditur me mjete të forta 38-vjeçarin E. Gj.

Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e 31-vjeçarit, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Teilen: