Saturday, 14. November 2026
Sport

Rama në Asamblenë e PS-së: Mandatin e shumicës e morëm për Shqipërinë në BE në vitin 2030

GS 14/11/2026 2 Min. Lesezeit

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit, kryeministri Edi Rama u ndal te rëndësia e mandatit të marrë në zgjedhjet e fundit dhe objektivi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në vitin 2030.

Rama deklaroi se Shqipëria, pavarësisht problemeve që ka, ka sot një perspektivë më konkrete se kurrë dhe ndodhet më pranë anëtarësimit në BE.

Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe kritikave gjatë fushatës elektorale për marrjen e një shumice më të madhe parlamentare, duke përmendur krahasimet me Vladimir Putinin dhe Recep Tayyip Erdoganin.

Sipas Ramës, shumica e siguruar nga Partia Socialiste ishte e nevojshme për të miratuar ligjet dhe reformat që kërkojnë procesi i integrimit evropian.

“Mësimi i parë i arritjes të ky rekomandim historik është se një vend me probleme dhe një vend pa perspektiv janë dy gjëra të ndryshme. Shqipëria e sotme jo ka një perspektiv por e ka më konkrete se kurrë dhe ndodhet më afër se kurrë me takimin e shumë pritur me historinë. Gjatë fushatës thoshin se për çfarë i duhet këtij një shumicë më të madhe se kjo që kishte do të bëhet si Putini, si Erdogani, për kë i duhet kjo, parafytyroni sikur populli shqiptar të ishte po aq i mangët sa këta që bënin këto pyetje. Imagjinoni që populli shqiptar të mos na jepte mandatin që na dha ne do ishim pengje, të ngecur se nuk do kalonim dot asnjë nga shumë ligjet që kërkonin pikërisht fuqinë e kësaj shumicë që ne morëm dhe e morëm atë shumë për Shqipërinë në BE në vitin 2030”, tha Rama.

/rtsh.al/

Teilen: