Milan është klubi më i interesuar për transferimin e Endrick gjatë merkatos së janarit, largimi i të cilit nga Real Madrid duket i pashmangshëm, për shkak të minutave të pakta të dhëna nga trajneri Jose Mourinho.
Gerry Cardinale, pronari i Milanit, gëzon një marrëdhënie të fortë me agjencinë “Roc Nation”, e cila përfaqëson Endrickun, ndaj kuqezinjtë shihen si klubi favorit për transferimin e Endrick, pavarësisht se për brazilianin ka interes serioz edhe nga Roma apo dhe klube të tjera.
Sipas Defensa Central, propozimi i Mianit për Real Madridin mudn të jetë vërtet joshës. Kuqezinjtë propozojnë huazimin e Endrick deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje dhe në rast se braziliani i bind, ata janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për transferimin përfundimtar.