Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1:0 ndaj Bjellorusisë, në përballjen vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve.
Golin e vetëm në 45 minutat e para e realizoi Rey Manaj në minutën e 28-të, duke i dhënë kuqezinjve një avantazh të rëndësishëm në garën për promovimin direkt në Ligën B.
Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran ishte dukshëm më kërkuese gjatë pjesës së parë, duke dominuar në posedimin e topit me 63 për qind, kundrejt 37 për qind të bjellorusëve.
Epërsia e Shqipërisë vërehet edhe në statistikat e rasteve dhe goditjeve.
Kuqezinjtë regjistruan 10 goditje drejt portës, tri prej tyre në kuadrat, ndërsa Bjellorusia pati vetëm pesë tentime dhe asnjë goditje në kuadrat.
Shqipërisë i mbetet edhe një pjesë loje për ta ruajtur epërsinë dhe për ta siguruar vendin e parë në grup, që do t’ia mundësonte rikthimin direkt në Ligën B.