Monday, 16. November 2026
Futboll

Klopp para përballjes me Holandën: Përparësi ka rindërtimi i kombëtares, jemi në periudhë tranzicioni

GS 16/11/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Gjermanisë, Jürgen Klopp, beson se skuadra e tij duhet të vazhdojë t’i besojë procesit, ndërsa synon të hedhë një hap tjetër përpara në ndeshjen e fundit të Nations League kundër Holandës.

Holandezët kryesojnë Grupin pas fitores së thellë 7-0 ndaj Greqisë (që renditet e dyta) në Amsterdam, ndërsa Gjermania hyn në ndeshjen e Berlinit pas një fitoreje 3-1 në transfertë kundër Serbisë.

Pas një fillimi të ngadaltë nën drejtimin e Klopp, Gjermania ka filluar të gjejë njëfarë qëndrueshmërie. Një fitore ndaj holandezëve në “Olympiastadion” mbetet e nevojshme për të shmangur ndeshjet e “play-off”-it.

Madje, Gjermania mund të sigurojë edhe një vend për në çerekfinale, nëse Serbia arrin papritur një rezultat pozitiv në Volos. Megjithatë, Klopp kërkon që të gjithë të mbeten të përqendruar te objektivi më i gjerë afatgjatë.

“Ne duam sukses që tani, por procesi që kemi nisur ka përparësi mbi çdo gjë tjetër. Duam të shfaqim një performancë të nivelit të lartë e më pas do të shohim se si qëndrojmë përballë Holandës“, tha Klopp.

Më tej, ai shtoi: “E presim me padurim këtë ndeshje. E donim këtë mundësi, tani e kemi në dorë dhe duam ta shfrytëzojmë sa më mirë. Holanda ka në thelb të njëjtin grup lojtarësh që luajti në Kupën e Botës, ndërsa ne jemi në një periudhë tranzicioni.”

“Xavi dëshiron që Holanda të luajë futboll sipas ‘stilit Xavi’ dhe kjo është një gjeneratë  e forte. Ata kanë lojtarë të rinj e të fortë, janë shumë të aftë në fushë dhe kanë një trajner që e çon lojën e tyre në një nivel tjetër“, konfirmoi Klopp.

Teilen: