Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar formacionin startues ndaj Irlandës.
Ashtu siç është pritur, Foda ka ndryshuar formacionin nga ndeshja e shkuar dhe do të paraqitet me sistemin e lojës 3-5-2.
Në sulm janë vendosur Vedat Muriqi e Fisnik Asllani kurse mesfusha përbëhet nga Elvis Rexhbeçaj, Leon Avdullahu e Lindon Emërllahu.
Në krah janë, Dion Gallapeni e Mërgim Vojvoda kurse mbrojtja përbëhet nga Lindrit Kamberi, Ilir Krasniqi dhe Kreshnik Hajrizi.
Në portë, është rikthyer Arijanet Muriq në vend të Amir Shaipit që u paraqit ndaj Izraelit.
Teilen: