Kuqezinjtë renditen pas Malit të Zi në listën e përfaqësueseve që mund të përfitojnë një biletë për fazën “play-off” përmes Nations League. Sipas projeksionit të 17 nëntorit, mundësia që të hapen të paktën pesë vende vlerësohet në 59%.
Shqipëria mund të ketë një tjetër mundësi për të luftuar për një vend në fazën finale të Kampionatit Europian 2028, këtë herë përmes Ligës së Kombeve. Sipas një analize të publikuar më 17 nëntor, kuqezinjtë aktualisht renditen të dytët në radhën e përfaqësueseve që mund të përfitojnë një biletë për fazën “play-off” të EURO 2028.
Kjo renditje merr në konsideratë skuadrat që nuk pritet të përfundojnë në dy vendet e para të grupeve kualifikuese dhe që nuk do të sigurojnë një vend përmes organizimit të turneut. Në këto kushte, Mali i Zi kryeson listën, i ndjekur nga Shqipëria, Islanda dhe Sllovakia. Këto janë katër përfaqësueset që, sipas projeksionit aktual, do të përfitonin vendet e para të lira.
Por lista nuk mbyllet këtu. Në pritje të mundësive të tjera janë Malta, Çekia, Ukraina dhe Polonia, të cilat mund të përfitojnë nëse hapen më shumë vende në varësi të rezultateve të eliminatoreve.
Një tjetër element i rëndësishëm i kësaj analize është pozicioni i 33-të në renditjen përkatëse, që aktualisht mbahet nga Polonia, si skuadra me renditjen më të ulët mes vendeve të treta të Ligës B. Ky konsiderohet kufiri i fundit deri ku mund të shkojë një përfaqësuese për të siguruar një biletë pa qenë e nevojshme të ketë fituar grupin e saj në Nations League.
Sipas projeksionit, mundësia që të paktën pesë skuadra të përfitojnë një vend përmes Ligës së Kombeve vlerësohet në 59%. Për gjashtë vende probabiliteti zbret në 32%, ndërsa për tetë vende është 27%. Mundësia që numri të shkojë deri në nëntë bileta vlerësohet vetëm 7%.
Një skenar i tillë mund të bëhet realitet nëse një prej vendeve organizatore përfundon mes katër skuadrave me renditjen më të ulët në grupin e vendeve të dyta të eliminatoreve dhe përfiton një vend të rezervuar. Në këtë rast, do të krijohej një mundësi shtesë për përfaqësueset e renditura në listën e Nations League, duke e çuar numrin e mundshëm të biletave deri në nëntë.
Për Shqipërinë, kjo do të thotë se suksesi në Ligën e Kombeve mund të ketë një vlerë edhe përtej triumfit në grupin e saj. Kuqezinjtë janë aktualisht në një pozicion të favorshëm në këtë renditje hipotetike, por gjithçka do të varet nga rezultatet e eliminatoreve të EURO 2028 dhe skuadrat që do të sigurojnë kualifikimin direkt./Top Channel
Signature: O/VnLYKdPVAzFz6n72TpYuBUxBpFCPVxOdS+Vi9aeE4gaSbPyZJ7qk5eLS3OEgJvkzCjnZFkCwVjQqeTvTxFPSmCj+MLZOAuWLhGOAWd4dEFzhFS02aq9AtOSgrN+cJnUkw7HoAuXqezckjfjCssf4WNjqITrcN7vF8PtF9KOpuO4tKfsnMgBmZ74APxaeTYsBZ7CF3X5H25kfdtGMvXL6RA3kqkSWSRviX9Ibh01UbAtNDPPWESZblylGHytbIy0dvUJnjkalYrPzuKHROqW17pq66HA4pfrjHBKvMjfN2drgLrkawbY+2WcxzbSCJTv1VT2L8R5IzEVyCGbZMVzh6qb79s3h4oCU7bvgZ8M2/bgwI6iZY8i8yhc8mk20bfA0N2BwVwHndvki/nXcKsBk/rq4RLOzGouIoabvpR+W4ODj62RpFxmdXN3ll3ICg7kosI8EAESlEzgWx7TzlWAntnsV7csedrZsMWvSfSV7YaeTDip1YymUyPqBP1EG1SRcoNC9o30MiA0LHIPjTI5F7Xu79UF7H6aQ3NV6qxjbN8A+TU3GPiBSwjDd0idrRGoxBRDXjFBgXSqIVMOsWI9BfvnwaoL86g/hJL5xk9uCQOp5p/EDZhQxm5xCGNJS07mWvS7Wj4TGBZIV7qbx7hSiJDthkTYs2k4ZDtm8XZ+K8ZtsHCmVKeDgxt8uOXfEHh5eMBRO2CbbMsVQMgXIgcRQ5tSOBZ1fhNTCYNVxfKn9bPDZ+mSiOLVqBSAoo2chPYbpAqa1PYjRWpqJnaSQiJ7ESewAHc+2NoUKUe58DFgHJbVpnqFfUJtSNvJEasZr7n4ZsWqawUnohNu0VLuGHbUdPBT0Fag1QR2x0r9cW//ZJGkdkqCOF9uLX0BIo2FtYygoguXGHb0zdhZS2P1/G/S0OL/p4kZK4Gv0LeUdKxxaekblPh9lBzAajSETKL6hJyjz5WhaAwSAS7ZJTJ51rdGbT5aBXrB18hQ0BrnWInHhQ=