Tuesday, 17. November 2026
Sport

Goditje e dyfishtë për Kosovën: Pëson gol dhe mbetet me një lojtar më pak

GS 17/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar një goditje të dyfishtë në përballjen ndaj Irlandës.

Fillimisht, mbrojtësi Kreshnik Hajrizi ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 26-të, pas prekjes së topit me dorë.

Më pas, situata u përkeqësua për Dardanët, pasi Hajrizi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Irlanda përfitoi nga kjo situatë, fitoi penallti dhe arriti ta konkretizojë atë në gol, duke kaluar në epërsi ndaj Kosovës.

Kështu, Kosova mbeti me një lojtar më pak dhe në disavantazh në rezultat.

Teilen: