Tuesday, 17. November 2026
Sport

Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës me penallti pas kartonit të kuq të Hajrizit

GS 17/11/2026 1 Min. Lesezeit

Irlanda ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Kosovës në ndeshjen që po zhvillohet në Dublin, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të, pasi preku topin me dorë për ta ndalur atë të përfundonte në rrjetë.

Nga pika e bardhë, Troy Parrott shënoi në minutën e 28-të, duke e dërguar portierin në anën e kundërt.

Kosova mbetet me një lojtar më pak.

Teilen: