Wednesday, 18. November 2026
Sport

Kosova vetëm një njërin prej dy shorteve të UEFA-s

GS 18/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk do të jetë pjesë e shortit që tërhiqet të premten për promovim në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Kosova, të martën mbrëma e mbylli edicionin e pestë të kësaj gare, duke përfunduar në pozitën e tretë të Grupit B3, ku në pesë ndeshje të luajtura regjistroi një fitore, dy humbje dhe tri barazime.

Kështu që, Kosova do të jetë vetëm pjesë e shortit që tërhiqet muajin tjetër për kualifikimet e Evropianit 2028.

Në këtë short, që tërhiqet më datën 6 dhjetor, Kosova është në vazon e tretë kurse renditja në Ligën e Kombeve ka përcaktuar vazot për kombëtare.

Shorti do të tërhiqet në Belfast të Irlandës së Veriut kurse Evropiani i vitit 2028, do të zhvillohet në Angli, Irlandë, Skoci edhe Uells.

Cikli kualifikues për “Euro 2028”, do të nis në fund të muajit mars të vitit të ardhshëm, saktësisht më datën 26.

Teilen: