Wednesday, 18. November 2026
Sport

“Zhegrova nuk është i lënduar” ylli I Kosovës priter të luaj në ndeshjen e vikendit

GS 18/11/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Juventusit, raporton gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.

Sipas të rejave të fundit nga qendra stërvitore e klubit torinez në “Continassa”, sulmuesi anësor kosovar i është bashkuar grupit në përgatitjet e radhës të “Zonjës së Vjetër” transmeton IndeksOnline.

Rikthimi i Zhegrovës në stërvitjet e rregullta me ekipin përbën një sinjal pozitiv për Juventusin në prag të ndeshjeve të ardhshme, si dhe për vetë 27-vjeçarin, i cili po punon për të fituar sa më shumë minutazhë në fushë.

Teilen: