Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme me Trabzonsporin.
Lajmi konfirmohet nga klubi turk.
Muçi pësoi një lëndim të lehtë gjatë kohës sa ishte në grumbullim me Kombëtaren e Shqipërisë.
Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë, shkaku i këtij lëndimi.
Por, ai tashmë është rikthyer menjëherë në stërvitje te skuadra turke dhe po bëhet gati për ndeshjen e radhës.
Trabzonspori të dielën luan ndaj Eyupsporit dhe Muçi pritet të jetë startues.
Trabzonspor’da milli takımlarından sakatlıkları nedeniyle dönen Ernest Muçi ve Wagner Pina, antrenmanda topla çalışmalara başladı. https://t.co/qUFL42hiP5
— Haber61.net (@haber_61) November 18, 2026