Thursday, 19. November 2026
Sport

Kuçovë- Drogë në berberhanen dhe banesën e tij, arrestohet 44-vjeçari, procedohet edhe vëllai

GS 19/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi akuzohet se mbante kanabis me qëllim shitjen në berberhanen që administronte dhe në banesën e tij. Në kuadër të të njëjtit operacion, është proceduar penalisht edhe vëllai i tij, 40 vjeç, në subjektin e të cilit, një servis automjetesh, policia gjeti dy thika.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet L. T., ndërsa për vëllanë e tij, F. T., ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Teilen: