Thursday, 19. November 2026
Sport

Al Ittihadi bën gati ofertën për Zhegrovën

GS 19/11/2026 1 Min. Lesezeit

Klubi nga Arabia Saudite, Al Ittihad ka rikthyer edhe zyrtarisht interesimin për Edon Zhegrovën, i cili pritet të largohet nga Juventusi.

Al Ittihadi ka monitoruar Zhegrovën që nga përfundimi i sezonit të shkuar dhe gjatë afatit kalimtar të verës kishte tentuar transferimin e tij, por pa sukses.

Tani, gjasat janë më të mëdha pasi edhe Juventusi është i gatshëm ta shesë sulmuesin e krahut, i cili është gati të largohet nga Torino për shkak të minutazhës së vogël.

Kështu që, Al Ittihadi po përgatit ofertën për transferimin e Zhegrovës në afatin kalimtar të janarit dhe pritet të ofrojë rreth 15 milionë euro për kartonin e tij.

27-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030, ndërsa po kërkohet edhe në Turqi e Francë, me klubet që po insistojnë në shërbimet e tij.

Deri më tani, Zhegrova ka 2 gola e po aq asistime në 9 paraqitje në Serie A, ku në të gjitha është inkuadruar si rezervist.

Teilen: