Thursday, 19. November 2026
Sport

Fishkëllimat ndaj himnit të Izraelit dhe hedhja e sendeve në fushë – UEFA e dënon rëndë Kosovën

GS 19/11/2026 2 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është ndëshkuar nga UEFA me një gjobë prej mijë e eurosh, për shkak të disa incidenteve të evidentuara në ndeshjen ndaj Izraelit, të zhvilluar më nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përballja mes Kosovës dhe Izraelit kishte përfunduar me rezultat të barabartë 0:0, por sjelljet gjatë ndeshjes kanë bërë që organet disiplinore të UEFA-s të shqiptojnë ndëshkime ndaj federatës kosovare, transmeton lajmi.net.

Sipas vendimit të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB), gjoba totale përfshin katër shkelje të ndryshme. Dënimi më i lartë, prej mijë eurosh, është shqiptuar për transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive. Ndërsa mijë euro të tjera janë për sjellje raciste dhe/ose diskriminuese, si dhe mijë euro për incidentet gjatë intonimit të himneve kombëtare. Për hedhjen e sendeve në fushë, FFK-ja është gjobitur me mijë e euro.

Përveç ndëshkimit financiar, UEFA ka vendosur edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri”, konkretisht të sektorit L2 ose të një sektori me madhësi të ngjashme, në rast se ndeshja e ardhshme zhvillohet në një stadium tjetër. Megjithatë, kjo masë është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh.

Kjo do të thotë se FFK-ja nuk do të jetë e detyruar ta zbatojë menjëherë mbylljen e tribunës, por përsëritja e shkeljeve gjatë periudhës së provës mund të aktivizojë këtë dënim./lajmi.net/

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: