Friday, 20. November 2026
Sport

Kreu i AMP-së, Klevis Qose, zhvillon takim zyrtar në Athinë me homologun grek, në prani të OSBE-së

GS 20/11/2026 1 Min. Lesezeit

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, zhvilloi një takim zyrtar në Athinë me homologun e tij grek, Gjeneral Brigade Ioannis Dimitrakopoulos, në prani të përfaqësuesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe agjencisë homologe greke, si dhe konkretizimi i një marrëveshjeje dypalëshe, me synim parandalimin, identifikimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, si dhe forcimin e integritetit në strukturat ligjzbatuese.

  • /rtsh.al/

     

  • Teilen: