Saturday, 21. November 2026
Sport

Newcaste United ndahet baras me Arsenalin në “St. James’ Park”

GS 21/11/2026 1 Min. Lesezeit

Arsenali e ka fituar vetëm një pikë në udhëtim te Newcastle Unitedi.

“Topçinjtë” janë ndalur në barazim 2:2 nga Newcastle, në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Leagues angleze.

Anglezi Eberechi Eze e kaloi në epërsi Arsenalin në minutën e 33-të.

Newcastle i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 49-të me golin që e shënoi Harvey Barnes.

Malick Thiaw e realizoi golin e epërsisë 2:1 për Newcastlen në minutën e 62-të.

Por Arsenali nuk u dorëzua dhe në minutën e 78-të e barazoi rezultatin në 2:2. Autor i golit ishte Noni Madueke.

Për Arsenalin ishte barazimi i parë këtë edicion. Ka edhe nëntë fitore dhe një humbje. Vazhdon të jetë lider me 28 pikë.

Newcastle është në mesin e tabelës me 13 pikë.

⚽
Premier LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: