Sunday, 22. November 2026
Sport

Real Madrid fiton me përmbysje ndaj Celta Vigos

GS 21/11/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme të shtunën mbrëma në garën për titull kampioni në Spanjë.

Reali e mposhti Celta Vigon me përmbysje të rezultatit 2:1, në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligas.

Pablo Duran e kaloi në epërsi Celta Vigon në minutën e gjashtë.

Reali i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 66-të me golin që e realizoi Jude Bellingham.

Ishte pikërisht Espi që e shënoi golin e fitores 2:1 për madrilenët në minutën e 85-të. Espi shënoi gjashtë minuta pas inkuadrimit në fushë.

Ndërsa edhe Kylian Mbappe humbi penallti në minutën e 38-të.

Reali ka 33 pikë në pozitën e dytë. 33 pikë ka edhe Barcelona që është lidere, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Celta Vigo e zë vendin e 13-të me 13 pikë.

⚽
La LigaRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: