Milan e ka mbyllur në avantazh 2-1 pjesën e parë ndaj Frosinone, në sfidën që po luhet në “San Siro” dhe është e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
Kuqezinjtë e nisën vrullshëm takimin duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Gabriele Calvani që dërgoi në portën e tij, pasimin e Adrien Rabiot.
Në minutën e 19-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve që dyfishojnë shifrat me Goncalo Ramos, pas asistit të Adrien Rabiot. Në minutën e 25-të, Frosinone rihap takimin me golin e shënuar nga Patrizio Masini. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Milanin.
⚽
Serie ARezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: