Sunday, 22. November 2026
Futboll

Bayern piketon një francez për të zëvendësuar Harry Kane. Kushton 30 milionë euro…

GS 22/11/2026 1 Min. Lesezeit

Dëmtimi i rëndë i Harry Kane, ku tashmë është konfirmuar që anglezi do të mungojë të paktën 3 muaj, e ka detyruar Bayern të hedh sytë nga merkato e janarit.

Një nga emrat që po merret parasysh nga drejtuesit e klubit bavarez është edhe sulmuesi francez i Olimpique Marseille, Amine Gouiri. Algjeriani është tërheqës për shkak të shkathtësisë së tij, pasi ai mund të luajë pothuajse në çdo pozicion sulmues.

26-vjeçari është nën kontratë me klubin francez deri në vitin 2029. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 30 milionë euro, por duke ditur që Olimpique Marseille po kalon një situatë të vështirë financiare, mund të pranojë largimin e tij në janar për një shifër shumë më të ulët se 30 milionë euro.

⚽
BundesligaRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
⚽
Ligue 1Rezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: