Sunday, 22. November 2026
Sport

Pësoi humbje të thellë në debutim me Manchester United, Pochettino habit me deklarata

GS 22/11/2026 2 Min. Lesezeit

Mauricio Pochettino ka kundërshtuar vendimin e gjyqtarit për ta ndëshkuar me karton të kuq Leny Yoron, pas një episodi që, sipas tij, nuk ishte i qëllimshëm

.

Trajneri i Manchester Unitedit theksoi se mbrojtësi francez nuk kishte synuar të ndërhynte ndaj Alexander Isakut, duke argumentuar se topi ishte i destinuar për portierin, shkruan Indeksonline

“Topi ishte për portierin. Nëse e rishikoni aksionin përmes VAR-it, mund ta shihni qartë se ai nuk kishte asnjë qëllim të kontaktonte me Isakun”, u shpreh Pochettino.

Ai shtoi se situata ishte e pazakontë dhe se, sipas tij, kushdo që e njeh futbollin mund ta kuptojë se ndërhyrja nuk ishte e qëllimshme.

Ndërkohë, Pochettino kërkoi që vëmendja të përqendrohet te ndeshja e fundit, duke mos dashur të marrë përgjegjësi për ngjarjet e së kaluarës.

“Unë marr përgjegjësi vetëm për golat që pësuam sot, duke luajtur me dhjetë futbollistë. Duhet të vendosni kontekstin dhe rrethanat kur bëni pyetjet”, deklaroi ai.

Përkundër humbjes së rëndë, trajneri u shpreh optimist për të ardhmen, duke theksuar se skuadra kishte pësuar vetëm një humbje dhe se një rezultat i tillë nuk do të përsëritej.

Liverpooli triumfoi me rezultat 4:0 ndaj Manchester Unitedit në Premier League, në ndeshjen që shënoi debutimin e Pochettinos në krye të “Djajve të Kuq”.

⚽
Premier LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: