Sulmuesi i Milanit, Alphadjo Cissé, foli në konferencë për shtyp pas fitores së thellë ndaj Frosinones, ku shënoi edhe një gol. “Përqindja nuk është rritur shumë, sepse ka kaluar pak kohë që kur e thashë këtë. Por, siç jam shprehur edhe më parë, jam në vendin dhe rrugën e duhur. Me shokët e skuadrës dhe trajnerin, mund të përmirësohem vetëm më shumë”, – deklaroi ai.
A ndihesh si një sulmues qendre?
Nuk di të them nëse ndihem apo jo i tillë. Përpiqem gjithmonë të jap kontributin tim në çdo pozicion. Është diçka e re për mua, pasi nuk e kam bërë më parë, por po ndihem mirë.
A i ke vendosur vetes një objektiv golash?
Jo, nuk ka qenë kurrë kështu. Në fillim të sezonit nuk i kam vendosur vetes asnjë objektiv numerik. Përpiqem gjithmonë të luaj mirë, sepse për mua kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse vjen goli, jam shumë i kënaqur, por dua të shtoj edhe disa asiste. Do të përpiqem patjetër ta bëj edhe këtë.