Monday, 23. November 2026
Sport

Shkodër- Zbulohet ambient nëntokësor për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, 10 të arrestuar, sekuestrohen 170 kg drogë

GS 23/11/2026 2 Min. Lesezeit

Një ambient nëntokësor i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar nga Policia në Shkodër, ndërsa janë arrestuar 10 persona.

Gjatë kontrolleve në zonën e njohur si “Kanali i Drinit”, uniformat blu zbuluan një magazinë, brenda së cilës ishte kamufluar një hyrje që të çonte në një ambient nëntokësor. Ky ambient ishte ndarë në dy pjesë, njëra e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave dhe tjetra për përpunimin e lëndës narkotike.

Nga kontrollet u sekuestruan rreth 2 600 bimë të dyshuara kanabis, të kultivuara në vazo, si dhe 170 kilogramë lëndë narkotike e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Në flagrancë u arrestuan 10 shtetas, të moshave 18 deri në 61 vjeç, banues në qytete të ndryshme të vendit.

Sipas Policisë, të arrestuarit janë:

  1. K., 36 vjeçe, dhe M. P., 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
  2. K., 61 vjeç, E. K., 41 vjeç, dhe R. D., 28 vjeç, banues në Cërrik;
  3. G., 37 vjeç, banues në Tiranë;
  4. L., 46 vjeç, banues në Poliçan;
  5. L., 18 vjeç, dhe A. T., 30 vjeç, banues në Ishull-Lezhë;
  6. T., 25 vjeç, banues në Mirditë.Nga verifikimet ka rezultuar se njëri prej të arrestuarve, 46-vjeçari A. L., ishte shpallur më parë në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

    Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet.

    /rtsh.al/

Teilen: