Tuesday, 24. November 2026
Futboll

Dëmtimet afatgjata detyrojnë PSG të hyjë në merkato, ja emrat që përfliten për t’u transferuar te kampionët e Europës

GS 24/11/2026 2 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germain aktualisht po vlerëson opsione të mundshme për muajt në vijim në lidhje me merkaton, pas dëmtimeve të Désire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia, të cilët kanë mbyllur para kohe sezonit.

Kjo situatë e ka shtyrë klubin francez të mendojë për ndërhyrje në merkaton e janarit, ndërsa disa anësorë sulmues janë tashmë nën vëzhgim. Mes lojtarëve që vlerësohen lart nga PSG është Antonio Nusa, një talent norvegjez që aktualisht luan për Leipzig.

Ai po ndiqet nga disa klube të mëdha evropiane, si Arsenal dhe Liverpool. Ai është një lojtar shumë të përshtatshëm për nevojat e skuadrës së Luis Enrique. PSG-ja mund t’i bashkohet garës por klubi gjerman kërkon një shumë rreth 80 milionë euro.

Alternativa të tjera që po shqyrtohen nga klubi përfshijnë Abde, i cili ka një klauzolë largimi prej rreth 60 milionë eurosh. Emrat e tjerë janë Gianluca Prestianni (Benfica), Ibrahim Maza (Bayer Leverkusen), Luis Díaz dhe Estevao. Emra të njohur, si Nico Williams dhe Julián Álvarez, mbeten gjithashtu në sfond.

Ndonëse klubi parizien është plotësisht i vetëdijshëm për situatën, Luis Enrique nuk nxiton të veprojë. Që nga viti 2023, strategjia e tij ka qenë përqendrimi te një numër i kufizuar blerjesh të synuara, në vend të shpenzimeve të tepruara.

⚽
Ligue 1Rezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
⚽
BundesligaRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: