Real Madridi ishte duke humbur në pjesën e parë 1:0 nga PSV Eindhoveni.
Por Reali në pjesën e dytë realizoi katër gola për fitoren e thellë 5:1 ndaj PSV-së të martën në ndeshjen e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja Real – PSV u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Ivan Perishiq nga penalltia e kaloi PSV-në në epërsi 1:0.
Federico Valvedere barazoi rezultatin në minutën e 50-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë Jude Bellingham kaloi për herë të parë Realin në epërsi 2:1.
Më pas skena doli superylli francez, Kylian Mbappe, i cili realizoi dy gola për fitoren 4:1 të madrilenëve.
Mbappe për 3:1 e shënoi golin në minutën e 64-t, ndërsa në minutën e 84-t për 4:1.
Për 5:1 në minutën e 87-të realizoi gol Vinicius Junior.