Pep Guardiola tregon për herë të parë se si refuzoi drejtimin e Italisë. Paolo Maldini dhe Leonardo i ofruan zyrtarisht stolin e përfaqësueses axurre, por trajneri spanjoll vendosi të mos rikthehej në punë.
“Po flas për këtë për herë të parë, por po, kam biseduar me ta. Madje, ndihesha pothuajse në siklet t’i thoja jo Italisë. Do të kishte qenë një nga nderimet më të mëdha të karrierës sime të drejtoja kombëtaren italiane”, – zbuloi Guardiola në programin “Romário TV”.
Arsyeja e refuzimit ishte lodhja pas një periudhe të gjatë në stol. Pas 10 vitesh te Manchester City, ku fitoi 6 tituj kampionë dhe një Champions League, si dhe 18 vitesh gjithsej si trajner, ai ndiente nevojën për pushim.
“E kuptova se duhej të ndaloja. Kisha nevojë për pak kohë për veten”, – shpjegoi ai. Megjithatë, Guardiola nuk e përjashton rikthimin, madje dëshiron të provojë drejtimin e një kombëtareje: “Ky është hapi im i radhës”. Për momentin, nuk ka vendosur se cilën përfaqësuese mund të marrë në drejtim.