Wednesday, 25. November 2026
Futboll

“Nuk është stili ynë të qajmë për dëmtimet, këto janë pasojat e futbollit elitar dhe trajnerët e dinë këtë”

GS 25/11/2026 2 Min. Lesezeit

Paris Saint-Germain është tronditur nga lajmi se sulmuesit kryesorë, Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelia, do të mungojnë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të dëmtimeve të njëjta në gju.

Pavarësisht goditjes së rëndë në organikën e ekipit të tij, trajneri Luis Enrique mbetet i vendosur dhe optimist për të ardhmen e klubit, si në Ligue 1 ashtu edhe në Evropë. “Jemi të kënaqur me skuadrën tonë“, tha trajneri spanjoll.

Duke folur para ndeshjes së Champions League kundër Roma, trajneri i PSG-së shprehu besimin se skuadra e tij aktuale mund t’i përballojë këto vështirësi. “Nuk kemi nevojë të afrojmë lojtarë në merkaton e transferimeve. Nuk është stili ynë të marrim një lojtar vetëm për gjashtë muaj,” tha Luis Enrique.

“Mbi të gjitha, nuk kemi frikë nga asgjë. Kemi besim te aftësitë tona, te qëndrueshmëria jonë. Na vjen keq për lojtarët që janë dëmtuar, por motivimi ynë është të përjetojmë sërish momente të mrekullueshme me ta në vazhdimësi“, tha trajneri i PSG.

Ai shtoi: “Nuk do të fillojmë të qajmë dhe të ankohemi. Ky është futboll i nivelit më të lartë. Të gjitha skuadrat dhe të gjithë trajnerët e dinë këtë. Dëmtimet ndodhin. Ky ekip ka treguar gjithë qëndrueshmërinë e tij gjatë tre viteve të fundit”.

“Ne gjithmonë kemi ditur të ngrihemi sërish. Për momentin është një sfidë dhe duhet të mbetemi të motivuar për të vazhduar përmirësimin. Kjo ndeshje do të jetë krejtësisht ndryshe nga çdo gjë që kemi përjetuar më parë”, tha Enrique, që dikur ka drejtuar Romën.”

“Koha ime te Roma ka qenë shumë e veçantë për mua, kam kujtime të bukura. Është një qytet madhështor. Kam përjetuar gjëra të mrekullueshme atje si trajner dhe jam në paqe me gjithçka që më ka ndodhur gjatë qëndrimit tim atje“, përfundoi spanjolli.

⚽
Champions LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
⚽
Ligue 1Rezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: