Florian Wirtz pranoi se nuk ka qenë i kënaqur me disa nga paraqitjet e tij për Liverpool, por tani po kalon periudhën e tij më të mirë që kur iu bashkua klubit. Paraqitjet e organizatorit gjerman janë vëzhguar me vëmendje të madhe që nga transferimi i tij prej 116 milionë paundësh nga Bayer Leverkusen, dy vite më parë.
Pas një sezoni të parë jo fort bindës, në një periudhë kur i gjithë ekipi hasi në vështirësi, ai më në fund ka filluar të shfaqë potencialin e tij të vërtetë. Wirtz ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asiste në katër paraqitjet e fundit, si për klubin ashtu edhe për kombëtaren, dhe buzëqeshja është rikthyer.
“Në ndeshjet e fundit kam kontribuar në shumë gola dhe mund të them se jam në formën më të mirë që kur kam ardhur këtu. Nuk mund të them se kam ndryshuar shumë. Mendoj se jam përmirësuar paksa në aspektin fizik“, tha ai para ndeshjes së Champions League kundër Club Brugge.
“Gjithashtu, kam filluar ta njoh më mirë futbollin anglez dhe ndihem shumë mirë. Po e shijoj futbollin te Liverpool. Jam i lumtur që gjërat po shkojnë kështu për momentin. Kur jam në fushë, përpiqem të jap më të mirën dhe të jem sa më i përqendruar që të jetë e mundur”, shtoi gjermani.
Wirtz ia atribuoi përmirësimin e tij edhe trajnerit Andoni Iraola, duke thënë: “Ai po më kthen në gjendjen ku ndoshta isha dy vite më parë, kur luaja futboll vërtet të mirë.”