Wednesday, 25. November 2026
Sport

Xhaka pritet të jetë gati për Liverpoolin

GS 25/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni Granit Xhaka do t’i mungojë Sunderlandit të paktën edhe në dy ndeshjet e ardhshme në të gjitha garat.

Ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Regis Le Bris për duelin e Ligës së Evropës me Jagiellonian dhe atë kundër Tottenhamit në Premier League.

Sunderlandi të enjten mbrëma e pret në shtëpi Jagiellonian kurse të dielën e pret në shtëpi skuadrën e Tottenhamit në kuadër të kampionatit anglez.

Sipas trajnerit Le Bris, gjasat janë të mëdha që Xhaka të jetë gati për duelin me Liverpoolin, të cilin Sunderlandi e luan të mërkurën e ardhshme në udhëtim.

Xhaka është lënduar më datën 21 nëntor kundër Chelseat kurse Sunderlandit i mungoi edhe në përballjen e vikendit të shkuar me Aston Villan.

Teilen: