Wednesday, 25. November 2026
Sport

MILAN NUK DORËZOHET PËR ENDRICK! Cardinale aktivizon “lidhjet sekrete” për bombastikun brazilian

GS 25/11/2026 2 Min. Lesezeit

AC Milan po përgatit një strategji alternative për të transferuar sulmuesin brazilian Endrick gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht kundërshtimit të trajnerit José Mourinho ndaj largimit të futbollistit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e klubit kuqezi janë të gatshëm të bëjnë përpjekje të konsiderueshme për ta sjellë talentin brazilian në “San Siro”, duke mos përjashtuar as mundësinë e përdorimit të kanaleve alternative për të arritur marrëveshjen, transmeton ORAinfo.

Roc Nation, lidhja që mund të ndihmojë Milanin

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, një nga faktorët që mund ta lehtësojë këtë operacion është marrëdhënia e mirë e Milanit me agjencinë Roc Nation, e cila përfaqëson Endrick.

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka raporte të afërta me këtë agjenci, me të cilën ka bashkëpunuar në disa projekte. Gjithashtu, Brett Yormark, drejtori i ri ekzekutiv i MSE-së, ka punuar më parë për Roc Nation dhe vazhdon të ketë lidhje me kompaninë përmes vëllait të tij.

Këto raporte mund t’i japin Milanit një avantazh në negociata, veçanërisht në një operacion ku rrugët tradicionale të transferimit mund të mos jenë të mjaftueshme.

Mourinho mbetet pengesa kryesore

Megjithatë, pengesa kryesore vazhdon të jetë José Mourinho, i cili nuk është i gatshëm të lejojë largimin e futbollistit.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Milanit besojnë se mund të gjenden alternativa për të avancuar negociatat dhe për ta bindur palën tjetër.

Interesi i kuqezinjve për Endrick është i njohur, ndërsa mbetet të shihet nëse lidhjet mes drejtuesve të Milanit dhe përfaqësuesve të brazilianit do të mjaftojnë për ta konkretizuar transferimin gjatë merkatos së janarit.

Endrick në “San Siro” mbetet një mundësi që Milani po synon ta kthejë në realitet. /ORAinfo/

⚽
Serie ARezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: