Thursday, 26. November 2026
Sport

Fernando vendos në fund, Egnatia merr fitoren e parë historike në Conference League (Video)

GS 26/11/2026 1 Min. Lesezeit

Egnatia ka arritur një fitore historike në arenën europiane, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Lincoln Red Imps të Gjibraltarit dhe duke regjistruar suksesin e parë në fazën e ligës së Conference League.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me rrogozhinasit që treguan më shumë iniciativë dhe kontrolluan lojën.

Në pjesën e dytë, Albanese kaloi Egnatian në avantazh, por skuadra nga Gjibraltari reagoi dhe barazoi shifrat në 1-1 me anë të Yussef.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Fernando u shfaq në momentet e fundit të ndeshjes, duke shënuar golin e fitores 2-1 dhe duke i dhuruar Egnatias një triumf të rëndësishëm në historinë e saj europiane.

⚽
Conference LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: