Egnatia ka shënuar një fitore të madhe në arenën evropiane, duke triumfuar me rezultat 2:1 ndaj skuadrës nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, në ndeshjen e zhvilluar më nëntor, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Skuadra shqiptare ka treguar karakter dhe vendosmëri, duke arritur të sigurojë tri pikët pas një përballjeje të luftuar, transmeton lajmi.net.
Egnatia kaloi në epërsi në minutën e 47-të përmes Alessandro Albanese, ndërsa Lincoln Red Imps arriti të barazojë në minutën e 79-të.
Megjithatë, festa e ekipit shqiptar nuk vonoi shumë. Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 81-të, Fernando Medeiros realizoi golin e fitores, duke vulosur rezultatin 2:1.
Kjo është një fitore me shumë peshë për Egnatian, e cila vazhdon të përfaqësojë futbollin shqiptar në garat evropiane, duke dhuruar një tjetër mbrëmje të bukur për tifozët e saj.
Pas fitores ndaj Lincoln Red Imps me rezultat 2:1, Egnatia ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në Ligën e Konferencës.
Para kësaj ndeshjeje, skuadra shqiptare kishte dy pikë nga tri takime, ndërsa me triumfin e sotëm shkon në pesë pikë në fazën e ligës.
Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, Egnatia do ta zhvillojë më dhjetor , kur do të përballet me skuadrën lituaneze Kauno Žalgiris. Takimi është pjesë e xhiros së pestë të fazës së ligës./lajmi.net/