Sabah Kerjota arriti të rrëmbente skenën mbrëmjen e sotme në arenën europiante, teksa u shndërrua në protagonist absolut te skuadra e Hearts, në duelin e Ligës së Konferencës ndaj Monakos.
Skuadra e futbollistit shkodran u mposht me rezultatin 2 me 3, teksa anësori i sulmit, ishte një nga më të mirët në fushë, duke asistuar te goli i parë, ndërkohë që në minutën e 44-t, me një gjuajtje fantastike në hyrje të zonës, la të shtangur portierin finlandez të Monakos, Hradecki.
Vlen të theksohet fakti se Kerjota është ende në pritje të debutimit me fanellën e Kombëtares shqiptare. 25-vjeçari u ftua nga trajneri Maran, në duelet e muajit shtator, por në të katërta ndeshjet u dërgua në tribunë.
GOLI I KERJOTËS: VIDEO
ASISTI I KERJOTËS: VIDEO