Friday, 27. November 2026
Sport

Përcaktohen 16 çiftet e Kupës së Kosovës, ja ndeshjet e 1/16 së finales

GS 27/11/2026 2 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka tërhequr shortin për fazën e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës, duke përcaktuar çiftet që do të përballen në këtë rund të garave.

Shorti, i hedhur sot në ambientet e FFK-së, ka sjellë disa përballje interesante mes skuadrave kosovare, transmeton lajmi.net.

Në këtë fazë, Ballkani do të përballet me Istogun 03, ndërsa Besa e Pejës do të ketë përballë Gjilanin. Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai mes Sharrit dhe Dritës, si dhe përballja mes Korrikut dhe Llapit.

Më poshtë janë të gjitha çiftet e 1/16 së finales:

  • Liria – Rilindja

  • Ulpiana – Prishtina e Re

  • Ballkani – Istogu

  • Besa Pejë – Gjilani

  • Vushtrria – Vjosa

  • Kika – Feronikeli

  • Drenica – Ramiz Sadiku

  • Trepça ’89 – Istogu

  • Dukagjini – Lepenci

  • Tefik Çanga – Prishtina

  • Malisheva – Suhareka

  • Mitrovica – Rilindja

  • Vëllaznimi – Trepça

  • Korriku – Llapi

  • Dinamo – Top Futbolli

  • Sharri – Drita

    Sipas njoftimit të FFK-së, ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen më dhe dhjetor 2026.

    Skuadrat tashmë do të nisin përgatitjet për këto përballje, në garën për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut të Kupës së Kosovës./lajmi.net/

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: