Friday, 27. November 2026
Sport

Goditje e madhe me parametra zero? Van Dijk mund të përfundojë te gjiganti italian

GS 27/11/2026 2 Min. Lesezeit

Legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro, ka zbuluar një prapaskenë interesante lidhur me të ardhmen e mbrojtësit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, duke bërë të ditur se kapiteni i “Të Kuqve” i ka shprehur dëshirën për të provuar një aventurë në kampionatin italian.

Sipas ish-mbrojtësit të njohur, 35-vjeçari holandez do të përshtatej në mënyrë të përkryer në radhët e Milanit, transmeton IndeksOnline.

“Van Dijk më ka thënë se do të dëshironte të luante në Serie A. Ai do të ishte perfekt për Milanin”, deklaroi Cannavaro.

E ardhmja e shtatlartit holandez mbetet një nga temat më të nxehta të merkatos, pasi marrëveshja e tij aktuale me Liverpoolin përfundon në fund të këtij sezoni.

Edhe pse së fundmi ka lënë të kuptohet se ekziston një dozë pasigurie për qëndrimin në “Anfield”, mediat angleze raportojnë se drejtuesit e klubit po mendojnë t’i ofrojnë një kontratë afatshkurtër.

Nga ana tjetër, vetë Van Dijk është shprehur i bindur se ka ende energji dhe cilësi për të garuar në nivelin më të lartë evropian edhe për disa vite.

Ndërkohë në kampin e Milanit po punohet intensivisht për përforcimin e skuadrës, ku drejtori ekzekutiv Gerry Cardinale është i gatshëm për investime të mëdha, në vazhdën e afrimit rekord të Gonçalo Ramos gjatë verës së kaluar.

Ndonëse talenti i Real Madridit, Endrick, mbetet objektivi kryesor i “Rossonerëve” për merkaton e janarit, Van Dijk shihet si një mundësi e shkëlqyer me parametra zero për verën e ardhshme.

Teilen: