Saturday, 28. November 2026
Sport

Shehu nuk ndalet në Poloni, shënon sërish dhe feston me shqiponjë në Ditën e Pavarësisë

GS 28/11/2026 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Juljan Shehu, ka vazhduar formën e mirë në kampionatin polak, duke shënuar për të dytën javë radhazi.

Shehu e gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 35-të të ndeshjes mes Ëidzeë Lodz dhe Zaglebie, pas një goditjeje me kokë.

Ai shënoi për rezultatin 2:0 në favor të skuadrës së tij, në ndeshjen që po zhvillohet në shtëpi.

Vëmendje mori edhe festa e futbollistit, i cili formoi shqiponjën me duar, duke ia dedikuar golin Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

VIDEO E GOLIT 

 

Teilen: