Saturday, 28. November 2026
Sport

​Nedim Bajrami e shënon golin e dytë në Arabinë Saudite

GS 28/11/2026 1 Min. Lesezeit

Nedim Bajrami e ka shënuar golin e dytë këtë edicion në elitën e futbollit arab.

Bajrami që paraqitet për Al-Taawonin realizoi gol ndaj Al-Ahlit.

Por goli i Bajramit nuk mjaftoi pasi që Al-Taawoni u mposht 3:1 në udhëtim nga Al-Ahli, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të.

Bajrami nga afërsia në minutën e 39-të e realizoi golin e epërsisë për Al-Taawonin.

Por me dy golat e Ivan Toneyt dhe një gol të Matheus Gonçalvesit në fund, Al-Ahli i  siguroi tre pikët.

27-vjeçari ka edhe një asistim në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat.

🟡⚪️ 𝑮𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑶𝑳

⏰ 39′ AL AHLI 0 x 1 AL TAAWOUN
⚽ Nedim Bajrami

Vacilo completo da defesa do Al Ahli, Demiral afasta mal, joga em cima de Balobaid, Mendy não tira e Bajrami só desvia para o gol.

Os visitantes saem na frente! https://t.co/bxfJIJfVIF

— Central do Arabão (@centraldoarabao) November 28, 2026

Teilen: