Saturday, 28. November 2026
Sport

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa gati për meçin historik me Agit Kabayel

GS 28/11/2026 1 Min. Lesezeit

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa është gati për përballjen me Agit Kabayel, për titullin e kampionit të botës WBC në peshat e rënda, shkruan Reporteri

.

Dueli pritet të nis rreth orës 23:00.

Dueli do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN.

Hysa, 42-vjeçar, hyn në këtë përballje me një rekord mbresëlënës prej 25 fitoresh në po aq ndeshje, 23 prej të cilave i ka fituar me nokaut.

Fitorja ndaj Kabayelit do të kishte rëndësi historike, pasi Hysa do të bëhej boksieri i parë shqiptar që fiton titullin e kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda.

Një triumf i tillë do ta bënte edhe më të veçantë 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Teilen: