Sunday, 29. November 2026
Sport

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

GS 28/11/2026 1 Min. Lesezeit

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka hyrë në ring nën tingujt e këngës “Mora Fjalë”, për duelin e madh kundër kampionit të botës, Agit Kabayel.

Përballja po zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf të Gjermanisë, ku Hysa synon titullin e kampionit botëror në versionin WBC.

42-vjeçari shqiptar hyn në këtë sfidë me rekord të pamposhtur prej 25 fitoresh, 23 prej tyre me nokaut.

Në anën tjetër, gjermani Kabayel po synon ta mbrojë titullin e kampionit para publikut të tij.

Një fitore e Hysës do të shënonte një moment historik për boksin shqiptar, duke e bërë atë kampionin e parë shqiptar të botës në kategorinë e peshave të rënda.

Dueli po transmetohet drejtpërdrejt në platformën DAZN.

Teilen: