Sunday, 29. November 2026
Sport

Nis rikualifikimi i rrugës “Misto Mame” në Lushnjë, investimi do të ofrojë një mjedis urban dhe më funksional për banorët

GS 29/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kanë nisur punimet për rikualifikimin e rrugës “Misto Mame” në qytetin e Lushnjës, një investim që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.

Projekti parashikon ndërhyrje në një gjatësi prej rreth 990 metrash, duke përfshirë jo vetëm rehabilitimin e plotë të asfaltit, por edhe sistemimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.

Pjesë e këtij investimi janë gjithashtu përmirësimi i trotuareve, vendosja e ndriçimit publik dhe sinjalistikës rrugore, krijimi i hapësirave të parkimit, si dhe gjelbërimi përgjatë këtij segmenti.

Ndërhyrja synon të rrisë sigurinë në qarkullim, të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe të përmirësojë ndjeshëm hapësirën publike për komunitetin.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/

 

Teilen: