Sunday, 29. November 2026
Sport

82-vjetori i Çlirimit të vendit, Begaj: Sakrifica e dëshmorëve, amaneti më i shenjtë për brezat që vijnë

GS 29/11/2026 2 Min. Lesezeit

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka përkujtuar sot dëshmorët e atdheut me rastin e 82-vjetorin e Çlirimit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si një nga amanetet më të shenjta të historisë ombëtare.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se sot nderohet kujtimi i bijve dhe bijave të vendit, të cilët në një nga periudhat më të vështira të historisë shqiptare zgjodhën të vendosin lirinë e atdheut mbi jetën e tyre.

Sipas Presidentit Begaj, ata përbëjnë pjesë të pandashme të ndërgjegjes kombëtare, ndërsa mbetet detyrim i përhershëm nderimi i kujtimit të tyre, ruajtja e veprës dhe e lirisë, si dhe përcjellja e këtij amaneti te brezat e ardhshëm.

“Sot, ne nderojmë kujtimin e trimave që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë; bij dhe bija të këtij vendi, që në një nga periudhat më të vështira të historisë sonë, zgjodhën të vendosnin lirinë e atdheut mbi jetën e tyre.

Sakrifica e tyre përbën një nga amanetet më të shenjta të historisë.

Ata janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare.

Ne kemi detyrimin të nderojmë përjetësisht kujtimin e tyre, të mbajmë gjallë veprën e tyre, lirinë, dhe t’ua përcjellim këtë amanet brezave që vijnë.

Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”, thekson Begaj në postimin e tij.

/rtsh.al/

Teilen: