Liverpooli dhe Evertoni kanë barazuar 1:1 në derbin e qytetit, të zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së 12-të të elitës së futbollit anglez.
Ndeshja u vendos në pjesën e parë, me të dy golat që erdhën në këtë fraksion të lojës.
Dominic Szoboszlai kaloi Liverpoolin në epërsi, pas asistimit të Florian Wirtzit, ndërsa rezultati u barazua pas një autogoli të Jeremie Frimpongut.
Pavarësisht rasteve të krijuara, Liverpooli nuk arriti të gjente golin e fitores, ndërsa Evertoni u tregua i organizuar në mbrojtje.
Pas këtij barazimi, Evertoni ka 17 pikë në 12 ndeshje, ndërsa Liverpooli mbetet në pozitën e katërt me 22 pikë.
Për Liverpoolin ky ishte barazimi i parë pas tri fitoreve radhazi në të gjitha garat.