Sunday, 29. November 2026
Sport

Atletico Madrid përgatitet për largimin e mundshëm të Alvarezit, pesë sulmues në listë

GS 29/11/2026 2 Min. Lesezeit

Atletico Madridi ka nisur të shqyrtojë alternativat për një zëvendësues të mundshëm të Julian Alvarezit, në rast se sulmuesi argjentinas largohet nga klubi në të ardhmen

.

Alvarez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të trajnerit Diego Simeone, ndaj largimi i tij do të përbënte një goditje të madhe për skuadrën madrilene. Megjithatë, interesimi i mundshëm i Paris Saint-Germainit dhe mundësia e një oferte të parefuzueshme e kanë bërë Atleticon të mendojë edhe për skenarë të tjerë.

Edhe pse largimi i argjentinasit nuk konsiderohet i afërt dhe klubi nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për ta zëvendësuar, në listën e sulmuesve që mund të përshtateshin me filozofinë e Simeones janë përmendur pesë emra.

Njëri prej tyre është Roberto Fernandez, sulmuesi i Espanyolit, i cili po kalon një periudhë pozitive dhe së fundmi debutoi me Kombëtaren e Spanjës. Klauzola e tij e largimit është rritur nga 25 në 30 milionë euro, ndërsa mosha dhe potenciali për zhvillim e bëjnë një alternativë interesante për Atleticon.

Në listë gjenden edhe Fabio Silva i Borussia Dortmundit dhe Georges Mikautadze i Villarrealit. Portugezi nuk po gjen shumë hapësira te skuadra gjermane, ndërsa Mikautadze ka pasur një rol jo të rregullt në formacionin e Villarrealit. Megjithatë, transferimi i këtij të fundit mund të jetë i kushtueshëm, pasi ka kontratë deri në vitin 2031.

Një tjetër emër është Christopher Nkunku, i cili aktualisht është i huazuar te Leipzig nga Milani. Sulmuesi francez ka rikthyer një pjesë të formës së tij, por situata kontraktuale dhe opsioni i blerjes që ka klubi gjerman mund ta komplikojnë një transferim të mundshëm.

Alternativa e pestë është Cucho Hernandez i Real Betisit. Kolumbiani vlerësohet rreth 16-18 milionë euro dhe mund të ofrojë lëvizshmëri, angazhim dhe zgjidhje të ndryshme në repartin ofensiv.

Megjithatë, prioriteti i Atletico Madridit mbetet mbajtja e Julian Alvarezit, i cili konsiderohet një futbollist kyç për planet e Simeones. Një largim i tij drejt PSG-së për momentin duket pak i mundshëm, por klubi madrilen dëshiron të jetë i përgatitur në rast se situata ndryshon. /Telegrafi

⚽
La LigaRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: