Sunday, 29. November 2026
Sport

Gol spektakolar i Taulant Seferit, sulmuesi i Kombëtares dhuron “show” në derbin ndaj… Roshit (Video)

GS 29/11/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, po kalon një moment mjaft të mirë, teksa mbrëmjen e sotme “rrëmbeu skenën”, me një supergol, në duelin ndaj Keciorenguçusë të Odise Roshit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Kajserispor në minutën e 58-të.

Për Seferin ky ishte goli i 12-të në 16 javë kampionat në Ligën e Parë turke, duke u shndërruar në yllin e skuadrës.

30-vjeçari gjithashtu ka dhënë edhe dy asiste. Kayserispori këtë sezon ka si objektiv ngjitjen në elitë, duke ndarë kryesimin së bashku me Bursasporin.

GOLI I SEFERIT: VIDEO

Teilen: