Skuadra e Brightonit ka arritur marrëveshje me futbollistin e Borussia Dortmund, Mahmoud Dahoud.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e bën këtë marrëveshje si të kryer mes klubit anglez dhe futbollistit, shkruan Lajmi.net
Tashmë kanë mbetur vetëm dy klubet të pajtohen me njëri-tjetrin.
Kujtojmë që kjo është marrëveshja e tretë që skuadra e Brighton ka arritur ende pa filluar afati i transferimeve. Përveç lojtarit të Dortmund, tashmë në ekipin londinez mund t’i shohim edhe futbollistët, si: Milner dhe Joao Pedro.
Kujtojmë që Dahoud gjatë këtij sezoni ka luajtur vetëm nëntë ndeshje në Bundesliga dhe ka bërë vetëm një asist.
Vlera e tij e tranferimit sipas sajtit të Transfermarkt shkon deri në 12 milionë euro. Mesfushorit 27-vjeçar kontrata me Dortmundin i skadon në fund të muajit qershor të këtij viti./Lajmi.net/
EXCL: Brighton are closing in on verbal agreement to sign Mahmoud Dahoud as free agent. 🚨🔵 #BHAFC
Deal’s now very advanced, waiting to fix final details and then sign documents.
Could be 3rd signing after João Pedro [done] and Milner [almost done] — if all goes to plan. pic.twitter.com/VSEd1GhtPL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 12, 2023