Boksieri shqiptar, Florian Marku është i gatshëm të zhvilloj një duel gjatë këtij viti.
Marku është në kërkim të një kundërshtari dhe përmes rrjeteve sociale e ka bërë të ditur që emri i tij do të mësohet shumë shpejtë, shkruan Lajmi.net
Në fakt mediat angleze kanë raportuar se kundërshtari i mundshëm që pritet ta ketë një meç me shqiptarin, është Dylan Moran nga Irlanda.
28-vjeçari ka një rekord fantastik në boks. Ai ka zhvilluar 19 meçe gjatë karrierës, ka fituar në 18 (8 me nokaut) dhe ka humbur në një (me nokaut).
Kujtojmë që lufta e fundit e Markut u zhvillua pothuajse para një viti, kundër Miguel Parra në stadiumin shqiptar “Air Albania” – ku arriti fitore me vendim të gjyqtarëve./Lajmi.net/
It’s being reported that @pro_dylanmoran has agreed to face Florian Marku in the coming months (@irishboxingcom)
I’m in for this one. Great fight. Dylan beats Marku, imo. #fightclub247 #boxing #florianmarku #fighter #champion #forthefans pic.twitter.com/l9U5bt6rW8
— Fight Club 247 (@fightclub247) May 11, 2023