Skuadra e Lille do të luaj ndeshjen e javës së 35-të në Ligue 1 ndaj Monacos nesër (e dielë) nga ora 17:05.
Lajmet e fundit nga Franca, tregojnë se lojtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova nuk do të udhëtoj me ekipin e tij drejt Monakos, shkruan Lajmi.net
Kjo për shkak se lojtari kosovar pësoi një dëmtim javën e kaluar në humbjen e Lille 1 me 0 ndaj Reims.
Zhegrova humbet ndeshjen ndaj Monacos, por pritet të rikthehet gjatë javës së ardhshme, ku Lille pret në shtëpi Marseille.
Kujtojmë që 24-vjeçari është ambientuar mirë në Ligue 1, ku në 21 paraqitje këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asiste./Lajmi.net/
#Lille : Edon Zhegrova absent à #Monaco, André Gomes et Adam Ounas de retour https://t.co/lDvEfcCFcJ
— TempsInfo (@TempsInfo) May 12, 2023