Bayern Munich ka marrë fitoren e radhës në Bundesliga.
‘Bavarezët’ deklasuan Schalke 04, me rezultat 6:0, shkruan lajmi.net.
Serinë e golave e nisi Thomas Muller. Gjermani realizoi në minutën e 21’ të ndeshjes.
Tetë minuta më vonë Joshua Kimmich dyfishoi gjithçka.
Ai shënoi nga penalltia në minutën e 29’ të takimit.
Kështu pjesa e parë u mbyll 2:0.
Në 45 minutat e tjerë Bayerni ‘u shfry’ ndaj mysafirëve.
Në minutën e 50’ shënoi Serge Gnabry. I njëjti shënoi edhe në të 65, për rezultatin 4:0.
Për rezultatin final të ndeshjes u përkujdesën Mathys Tel dhe Noussair Mazraoui.
Me këtë fitore Bayerni ‘blindon’ vendin e parë me 68 pikë, katër më shumë se Dortmund, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.
Schalke në anën tjetër ndodhen në zonën e rrezikshme të tabelës, në pozitën e 16, me 30 pikë në total./Lajmi.net/