Borussia Dortmund ka fituar ndeshjen e xhiros 32 në Bundesliga.
BVB fituan 5:2 ndaj Borussia Monchengladbach, shkruan lajmi.net.
Dilemën e fituesit gjiganti gjerman e mbylli në pjesën e parë, duke shënuar katër herë.
Serinë e golave e hapi Donyell Malen. I cili shënoi në minutën e 5’ të ndeshjes.
Rezultatin më pas e dyfishoi ylli i tyre, Jude Bellingham.
Anglezi shënoi në minutën e 18’, nga penalltia.
Më pas ishte Sebastien Haller që me dy gola, çoi në 4:0 ndeshjen.
Francezi fillimisht shënoi në minutën e 20’, më pas në të 32’.
Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.
Në 45 minutat e tjerë mysafirët arritën të ngushtojnë epërsinë e vendasve.
Në minutën e 75’ shënoi Bensebaini, dhe në të 86’ realizoi Stindl.
Kjo ishte e tëra që Monchengladbach bën në këtë ndeshje.
Teksa vendasit shënuan edhe njëherë me Reyan, në kohën shtesë.
Me këtë fitore Borussia Dortmund vazhdon ndjekjen e Bayernit, në vendin e dytë me 67 pikë, një më pak se ‘bavarezët’.
Borussia Monchengladbach mban vendin e 11 me 39 gjithsej./Lajmi.net/